Zbardhet vendimi i KPK për prokuroren e Tiranës, Alketa Zifla cenoi besimin në sistemin e drejtësisë

0
289

Veprimet e kryera për përfitimin e një kredie të butë si dhe trajtimi i një kallëzimi penal në kushtet e “konfliktit të interesit” ndaj zyrtarëve të Bashkisë së Fierit sollën penalizimin me shkarkim nga detyra të prokurores së Tiranës, Alketa Zifla. KPK gjeti gjithashtu mungesë financiare prej 900 mijë lekësh në vitin 2017, por nuk e konsideroi këtë si element shkarkues.

Sipas vendimit të arsyetuar të KPK-së, Zifla ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë me kryerjen e disa veprimeve fiktive, që sipas trupës nuk përputhen me sjelljen etike të një magjistrati. Në proces, nuk u gjetën probleme për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Sipas vendimit të KPK-së, prokurorja Alketa Zifla ka përdorur një kredi të butë në vlerën 3.5 milionë lekë të përfituar nga Bashkia e Fierit në mars të vitit 2012, për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 59 m2 në Tiranë nga prindërit e saj po atë vit, ku në kontratën e shitblerjes është vendosur çmimi 11.2 milionë lekë, raporton “Birn”. Komisioni vlerëson se familja e prokurores i plotësonte kushtet për t’u trajtuar me kredi të butë, por evidenton një sërë problemesh në veprimet e kryera prej saj dhe prindërve në cilësinë e shitësve të apartamentit në Tiranë.

Nga hetimi ka rezultuar se në vitin 2011 është lidhur kontratë kapari, në të cilën subjekti deklaron se i ka dhënë babait një kapar prej 1.5 milionë lekësh, ndërsa pjesën tjetër prej 3.5 milionë lekësh do ta shlyente me disbursimin e kredisë bankare. Në të njëjtën datë me lidhjen e kontratës së kaparit, prindërit e subjektit kanë lëshuar deklaratë noteriale, sipas së cilës ata nuk kanë marrë nga vajza e tyre vlerën e 1.5 milionë lekëve, por e kanë bërë këtë deklarim për ta ndihmuar atë në blerjen e apartamentit. Në vijim, prindërit kanë lëshuar edhe dy deklarata të tjera noteriale, nëpërmjet të cilave kanë deklaruar çmimin e shitjes së pasurisë në shumën 3 milionë e 452 mijë lekë dhe se kjo është shuma e vetme që kanë marrë nga e bija, që ajo e ka përfituar nga kredia e lehtësuar nga Bashkia Fier. E pyetur nga Komisioni për këto veprime juridike të kryera prej saj dhe prindërve, Zifla ka shpjeguar se nuk ka kryer asnjë pagesë kapari dhe se kontrata prej 5 milionë lekësh përfaqësonte një kriter të bankës, që mbulonte 75% të vlerës së apartamentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here