Google search engine
Home Sport Mbape i vendosur të kalojë tek Real Madrid, i kujton Al Khelaifit...

Mbape i vendosur të kalojë tek Real Madrid, i kujton Al Khelaifit të mbajë premtimin për ta lënë të lirë

0
206

Pas ardhjes së Lionel Mesit në radhët e PSG-së, në klubin parisien kanë nisur përplasjet e brendshme, sidomos me Kilian Mbapenë që u kërkon drejtuesve “lejen” për të kaluar tek Reali i Madridit. Sipas artikujve të botuar dje në median franceze, Kilian Mbape tashmë ia ka komunikuar edhe zyrtarisht PSG-së dëshirën e tij për të luajtur për Real Madridin këtë sezon. “Unë dua të shkoj në Madrid, nuk do të rinovoj,” mësohet t’i ketë thënë sulmuesi francez presidentit Al-Khelaifi. Siç raportohet nga mediet, sulmuesi është takuar me Al-Khelaifin për të shprehur synimin e tij për të lënë kryeqytetin francez këtë sezon. Një takim që, apriori, nuk ndryshon planet e PSG-së, që nuk ka ndërmend ta shesë dhe merr përsipër rrezikun e humbjes së tij falas vitin tjetër. Ky refuzim i ekipit parizien është një lloj “tradhtie” ndaj “yllit” francez. Al-Khelaifi ra dakord me Mbapenë kur arriti te PSG në vitin 2017 se nuk do të parandalonte një largim të mundshëm në të ardhmen. Kjo është arsyeja pse sulmuesi ndihet i tradhtuar. Synimi i Mbapesë ka qenë gjithmonë të largohet nga PSG në gusht. As nënshkrimi i Mesit nuk e ka ndryshuar mendjen e sulmuesit, i cili dëshiron të përmbushë ëndrrën e tij për të luajtur për Real Madridin. Sidoqoftë, lojtari nuk do të shkojë në luftë me klubin e tij dhe, në rast se Al-Khelaifi nuk heq dorë, Mbape do të shkojë falas në Madridit në vetë të vitit 2022. Një nga arsyet pse Mbape nuk dëshiron të rinovojë kontratën është dëshira për të qenë më qendër të projektit të “Los Blancos”. Deklaratat e tij përpara disa muajve, kur kërkonte një skuadër me konkurruese, i pëlqeu presidentit Al-Khelaifi, i cili solli në Paris një lojtar që ka fituar gjashtë Topa të Artë. PSG beson se ardhja e Mesit mund ta bindë Mbapenë që të rinovojë, por lojtari tashmë ka marrë një vendim dhe ai është të largohet. Ndërkohë, trajneri Mauricio Poketino ka folur sërish për të ardhmen e sulmuesit, por asnjëherë nuk e konfirmoi se Mbape do të qëndrojë. “Mbape është lojtari ynë dhe nuk po shoh se s’do të jetë me ne”, tha ai. “Jemi të lumtur me Mbapen dhe edhe ai është i lumtur me ne”. “Klubi e di se çfarë po bën dhe se çfarë do të bëjë”. Ai në asnjë moment nuk tha se do të qëndrojë pas pyetjeve të gazetarëve. Mbape ka vetëm edhe një vit kontratë me PSG-në, deri më 2022. Parisi dëshiron të rinovojë me francezin, por Mbape po refuzon për shkak se dëshiron të luajë në Madrid. Mbetet të shihet çfarë do të ndodhë me Mbapenë në ditët në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here