Google search engine
Home Aktualitet Dalin detaje të reja nga atentati me 50 kg tritol në Durrës...

Dalin detaje të reja nga atentati me 50 kg tritol në Durrës që do bënte kasaphanë / Zbulohet ku u ble lënda plasëse që mund të hidhte në erë gjithë lagjen

0
526

Duke u nisur nga logoja që gjendej në kallëpët e 50 kg tritol e përdorur para 4 ditësh për të kryer një superatentat ndaj frimës Eurotech Cement (ish- Italcementi) në fabrikën e çimentos në lagjen nr.14 në Durrës, por që su realizua, policia ka gjetur depon ku u shit lënda plasëse.

Tregtari tregon se sasinë e tritolit ja shesin vetëm kompanive të guroreve dhe jo individëve privatë që nuk kanë një licencë për përdorimin e sasive të eksplozivit.

Shitësi u ka treguar policisë listën e kompanive me të cilën ka marrëdhënie tregtare, duke përjashtuar në mënyrë kategorike që tritoli të kishte dalë nga depoja e tij, tek individë privatë të palicensuar. Ende nuk bëhen me dije arsyet e kësaj ngjarjeje, por paraprakisht burime pranë bluve të Durrësit bëjnë me dije se dy janë pistat kryesore që po hetohen: Mund të ketë ndodhur për shkak të konkurrencës ose mund të jetë një kërcënim për administratorin e firmës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here