“Mural Fest” nis në Tiranë, kuratori Helidon Haliti: Një nga projektet më të bukura

0
236

“Mural Fest” fillon sot në Tiranë. Në “Mural Fest” marrin pjesë artistë nga shtete të ndryshme, që do të pikturojnë muret e Tiranës. Me kuratorë piktorin e njohur Helidon Haliti dhe Kiriakos Iosifidis, dita e parë e “Mural Fset” do të jetë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, për tu zhvendosur më pas me artistët dhe në zona të tjera. Këtë edicion marrin pjesë artistë të njohur botërorë që vijnë nga shtete të ndryshme si Gjermania, Greqia, Spanja, Indonezia, Serbia, Italia, etj. Kuratori Helidon Haliti e vlerëson këtë aktivitet që nis sot në Tiranë. Ai shprehet se do të marrin pjesë në “Mural Fest” artistë të shkëlqyer. ““Mural Fest” është një nga projektet më të bukura të street art. Një projekt që ka nisur nga Dekori i Tiranës, pra nga Bashkia Tiranë në mos gaboj para 3 vitesh. Jemi munduar gjithë kohës që të gjejmë një mënyrë bashkëpunimi me Dekorin e Tiranës për vetë faktin se unë jam shumë i angazhuar me projekte të tjerë dhe projekte paralele kam bërë në Patos, në Urën Vajgurore dhe në Belsh”, thotë Haliti. Kurator i “Mural Fest” në Tiranë që nis sot, Helidon Haliti thotë se këtë eksperiencë në këtë aktivitet e ndan me një nga emrat, që ka krijuar dhe revistën “Carpen Diem”. “Vendosëm këtë vit ta bënin bashkë me Dekor Tiranën. M’u kërkua të bëj kuratorin, dhe unë atë e ndaj me një nga djemtë më me eksperiencë Qirjako Jozifidhis, i cili është ai që krijuar revistën e parë “Carpen Diem”, me eksterieret e pikturimit, ku ka përfshirë edhe Tiranën atëherë kur projektin e bënte Edi Rama me Anri Salën. Është një vazhdimësi nga lyerja ekstravagante e viteve 2001 për një rikthim të një pikturimi të pikturës monumentale”, shprehet kuratori Helidon Haliti.

Rëndësia e projektit

Kuratori Helidon Haliti thotë se është një nga projektet më atraktivë të rinisë së sotme, sepse e gjithë bota ka nevojë për shumë ngjyrë në disa vende. “Qytetet ndryshojë me një shpejtësi marramendëse dhe muret fillojnë dhe mungojnë përditë, dhe më shumë për arse se mjetet moderne i zëvendësojnë muret me ftohtësinë e xhamit apo me ftohtësinë e aluminit. Një minimalizëm i theksuar në qytete është i pushtuar nga një arkitekturë kryesisht praktike, ndërkohë që në Shqipëri këto projekte janë vende interesante, sepse bëjnë një gërshetim të pallateve që ne i quajmë pallatet e para ‘90”, shprehet ai. “Mural Fest” sipas kuratorit dhe piktorit të njohur Helidon Haliti është një projekt i bukur, por dhe me rrisqe. “Të pikturosh këto pallate është një gjë atraktive dhe interesante, por duke ditur se street art zhvillohet në disa vende të botës dhe me praktika të ndryshme, në Shqipëri shpesh mendojmë se nuk ia vlen të pikturosh muret e një pallati që ka 60 vjet pa i risuvatuar apo i mbushur me lagështirë. Kështu që unë mendoj që këto janë të bukurat dhe rrisqet e këtij projekti”, vijon ai. Piktori Helidon Haliti që është marrë me këtë projekt, thotë se turizmi i muraleve është i theksuar në botë. Helidon Haliti tregon se “Mural Fest” këtë vit nuk mbështetet ekonomikisht nga Bashkia e Tiranës, por nga një ent privat. Projekti nis sot te Komuna e Parisit, për tu larguar në Lanë apo dhe në qendër të Tiranës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here