Policia e Beratit ka zbardhur atentatin që iu bë mbrëmjen e djeshme 24-vjeçarit Tajar Fetiut, i cili sapo ishte kthyer nga Londra. Policia ka shpallur në kërkim 2 autorët që e plagosën të riun me armë zjarri.
Njoftimi i plotë i policisë:
Berat
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur 24-vjeçari.
Shpallen në kërkim dy shtetasit e dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje.
Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Berat në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve:
A. A, 30 vjeç dhe A. D, 30 vjeç, të dy banues në Berat.
Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, në rrugën “Xhamia e Sahatit” kanë plagosur me armë zjarri shtetasin Tajar Fetiu, 24 vjeç, banues në Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
































