Një dokument konfidencial i OKB-së ka ngritur alarmin për largimin sa më të shpejtë të afganëve që kanë bashkëpunuar më SHBA-në, pasi iu rrezikohet jeta nga talebanët.
Përtej retorikës së tyre të butë se “kanë ardhur në paqe”, një dokument i OKB-së thotë se talebanët kanë intesifikuar “gjuetinë” e tyre për të kapur të gjithë njerëzit që kanë punuar për perëndimin. Dokumenti konfidencial, u prodhua nga Qendra Norvegjeze për Analizat Globale, e cila i siguron OKB -së informacione të inteligjencës, shkruan BBC-ja.
“Talebanët po arrestojnë ose kërcënojnë se do i vrasin ata dhe familjarët e tyre nëse nuk dorëzohen”, shkruhet në dokumentin e parë nga BBC-ja.
Dokumenti vijon duke thënë se më të rrezikuarit janë ata që kanë punuar në ushtri, polici dhe njësi hetimore.
“Talibanët kanë kryer harta paraprake të individëve para se të merrnin nën kontroll të gjitha qytetet e mëdha,” njofton BBC.
Sipas raportit, talebanët po rekrutojnë rrjete të reja informimi për të bashkëpunuar me regjimin e ri.









































