Policia ndërkombëtare ka vënë sot në pranga dy ish-truprojat e ish-ministrit Saimir Tahiri. Emrat e tyre dolën nga përgjimet e operacionit ‘Shpirti’.
Hekuran Marku është arrestuar në Gjermani, ndërsa Agustin Deda në Francë.
Gazetarja Klodiana Lala bën të ditur detaje interesante lidhur me Agustin Dedan.
Sipas saj, ai ka kërkuar azil politik në Francë. Derisa të shqyrtohet kërkesa për azil ai do të qëndrojë nën masën e ‘detyrimit për paraqitje’ dhe s’mund të lëvizë jashtë vendit.





































