Ish-zv.ministri i Integrimit në kohën e PD-së, Albert Gajo u arrestua sot nga policia për zjarrvënie të qëllimshme në një vresht në Leskovik, ku si pasojë u dogj edhe nëj sipërfaqe tjetër me bimësi.
Mirëpo ironia e fatit me Gajon është fakti se vetë 59-vjeçari vetëm dy javë më parë i ka dhuruar Bashkisë Kolonjë dy mjete zjarrfikësve për të shuar zjarret.
“Ndjehem shume mire kur degjoj qe fale dy mjeteve zjarfikse qe mundësova para disa kohesh ti dërgoj falas ne Bashkine Kolonje, situata me zjaret eshte ne kontroll te plote ne te gjithe kete rajon, ku pyjet dhe kullotat perbejne nje nga pasurite me te medha te kesaj Bashkie”.- shkruante Gajo.







































