Tre të rinj shqiptarë që grabisnin me armë bizneset në Athinë janë arrestuar nga policia greke.
Mediat vendase bëjnë me dije se policia pasi kontrolloi kamerat e sigurisë së bizneseve bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin e tyre.
Efektivët vunë në pranga Mateo Sinanllarin, 27 vjeç dhe Kristi Kalemin, 30 vjeç, ndërkohë që është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre, Kosta Beqiri, 27 vjeç.
Ata dyshohet se janë autorë të disa grabitjeve në biznese të ndryshme në lagjet e Athinës.





































