Google search engine
Home Politike Gazetari reagon ashpër ndaj ish-ministrit të Brendshëm të PD: E llahtarshme çfarë...

Gazetari reagon ashpër ndaj ish-ministrit të Brendshëm të PD: E llahtarshme çfarë nxjerr nga goja!

0
402

Deklarata e ish-ministrit të Brendshëm të PD, Dritan Demiraj se afganët që do të vijnë në Shqipëri mund të kryejnë përdhunime, të nxitur edhe ngaqë femrat shqiptare vishen me minfunde ka sjellë shumë reagime.

Sipas tij, është e llahtarshme që zëra të tillë citohen nga mediat.

“Kur sheh, me nder me thene, ish-oficere te Ushtrise shqiptare duke alarmuar me ton ksenofob qe afganet te mos vendosen ne plazhet e Durresit, sepse mund te perdhunojne gra, vetvetiu mund te te shkoje mendja te moralistet kaloresiake super-shqiptare qe s’kane bere gje te keqe ne Europen Perendimore ne 30 vitet e fundit.

As nuk jane marre me prostitucion, as nuk kane shitur droge, as nuk kane vrare njeri, as nuk kane vjedhur gje, as nuk kane fituar azil me genjeshtra, thjeshte bijte e kombit shqiptar s’bejne pune te tilla, kurse afganet e gjore, ende pa ardhur ne Shqiperi, stigmatizohen si perdhunues! E llahtarshme qe zera te tille citohen nga mediat, madje zera qe shiten per njefare kompetence per popujt e Hindukushit”, shkruan Robelli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here