Google search engine
Home Aktualitet “3 autorët ishin të maskuar”/ Do të kishte ndodhur një tragjedi, roja...

“3 autorët ishin të maskuar”/ Do të kishte ndodhur një tragjedi, roja i biznesit në Durrës rrëfen si dështoi atentati me 50 kg tritol: Mua më lidhën dhe…

0
222

Një tragjedi do të kishte ndodhur pak ditë më parë në Durrës, ku në një fabrikë të prodhimit të lëndëve të ndërtimit ishte përgatitur një atentat me 50kg tritol, por që dështoi.

Roja i subjektit në dëshminë e tij ka thënë se autorët kanë qenë 3 persona të gjithë të maskuar. Kur janë futur në fabrikë e kanë lidhur dhe më pas kanë shpërndarë tritolin.

“Kam qenë në krye të detyrës. Autorët kanë qenë 3 persona të maskuar, kanë ardhur në të gdhirë më kanë lidhur dhe kanë hyrë në mjediset e fabrikës duke vënë tritolin. Kur u lirova njoftova policinë”, ka thënë ai.

Edhe aksionerët e pyetur kanë thënë se nuk dinë të kenë pasur probleme me subjekte të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here