Google search engine
Home Politike Video/ “Bisedova me Edi Ramën”/ Veliaj reagon për zjarrin te “Sarajet” në...

Video/ “Bisedova me Edi Ramën”/ Veliaj reagon për zjarrin te “Sarajet” në mes të Tiranës, zbardh skenarin e qëllimshëm dhe sulmon Metën: Kamerat kanë filmuar zjarrvënësin

0
290

Kanë dalë pamjet që tregojnë zjarrvenësin duke u larguar me vrap, pasi i ka vënë flakën Sarajave të Toptanëve.Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale për ngjarjen e ndodhur në mesnatë, ku Monumenti i Kulturës “Sarajet e Toptanit” u përfshi nga flakët.

Veliaj jep disa detaje të rëndësishme si ndodhi ngjarja përmes statusit më poshte dhe videove e fotove në rrjetet sociale: “1. Mbreme ne oren 23h49 @policia_bashkia prane AMK – po, ata qe sulmonte Presidenti – kane njoftuar sallen operative per zjarrvenie prane Monumentit te Kultures njohur gjeresisht si Sarajet. Ne pak minuta zjarrfikesit e @CityOfTirana kane shuar zjarrin e qellimte ne 2 vatra 2. Ne dallim nga shume objekte per te cilat behet zhurme pa lidhje si Lodrat tek Liqeni apo ngrehina e tallashit te TK, objekti Sarajet ESHTE monument kulture. Dje, nen stilin e Shkolles Kosova, u tentua djegia e objektit nga dritarja e pasme qe pronaret te ndalojne shpronesimin. 3. Kamerat e sigurise kane kapur zjarrvenesin teksa largohet perballe Torre Drin, @PoliciaeShtetit po punon per ta çuar ne pranga. Por zjarrvenesit e vertete jane porositesit – edhe per keta nuk do kete meshire. Politikane qe diten merakosen per lodrat, e naten zjarrin qytetit! 4. Ne mesnate bisedova me KM @ediramaal i cili ka autorizuar shpronesimin e pershpejtuar per Sarajet si nje nga aktet e para te qeverise se re. Ta harrojne qe aty do kete ndertim, e ta harrojne qe aty do kete zjarr gjer sa te behet shpronesimi. Nga sot ka nisur regjimi 24h roje!”, shkruan Veliaj në Twitter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here