Google search engine
Home Bota Pamje te renda/Rrëzohet avioni ushtarak rus, ka viktima (VIDEO)

Pamje te renda/Rrëzohet avioni ushtarak rus, ka viktima (VIDEO)

0
212

Një avion ushtarak është rrëzuar në Rusi ku si pasojë kanë humbur jetën të paktën 3 persona.

Mediat e huaja kanë publikuar pamjet e avionit të përfshirë nga flakët dhe shihet teksa bie në një zonë të pyllëzuar. Një tym i madh mbulon të gjitha vendin.

Agjencitë e lajmeve në Rusi thonë se avioni ishte nisur për një fluturim testues jashtë Moskës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit.

“Avioni i ri i lehtë ushtarak i transportit, një Il-112V, u përplas në një zonë të pyllëzuar ndërsa po zbriste në aeroportin Kubinka rreth 28 milje në perëndim të Moskës”, tha një zëdhënës i Korporatës OAK për Tass.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here