Një pjesë e madhe e gjyqtarëve dhe prokurorëve të ngelur në veting i janë futur botës së avokatisë. Edhe pse u kapën në shkelje dhe me pasuri marramendëse, shumë prej tyre kanë hapur zyra avokatie, ndërsa shumë të tjerë kanë marrë licenca avokati. Alarmi është dhënë ditën e djeshme nga kreu i Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion, Ndue Pjetra. Ky i fundit gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, deklaroi ditën e djeshme se 93 për qind e të ngelurve në veting kanë marrë licenca avokatie, ndërsa theksoi se ata prokurorë dhe gjyqtarë që nuk kaluan procesin e vlerësimit për shkak se nuk justifikojnë, sipas tij, duhet t’iu sekuestrohet pasuria. “Në dijeninë time 93% e prokurorëve dhe gjyqtarëve të ngelur gjatë procesit të vetingut në Shqipëri kanë marrë licencë avokatie. Vetëm 3 të ngelur në veting nuk kanë marrë licencë avokatie. Ndërkohë ne kemi kërkuar që të gjithë ata që kanë ngelur në veting sepse nuk justifikojnë pasurinë, duhet t’iu sekuestrohen urgjentisht pronat. Ndërsa sa u takon gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë të paaftë po e marrim kot si shembull, ajo është tjetër gjë pasi është një person që del i lirë nga paaftësia për të punuar prokuror ose gjyqtar dhe mund të punojë avokat”, deklaroi ai.
Të ngelurit në veting po pastrojnë paratë korruptive
Por pajisja e prokurorëve dhe gjyqtarëve që kanë ngelur gjatë procesit të vetingut me licencë avokatie dhe ushtrimit i profesionit të avokatit, nuk është e vetmja gjë që shqetëson kreun e Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion, Ndue Pjetra. Gjatë reagimit të tij për gazetën “SOT”, avokat i njohur Pjetra zbuloi se prokurorët dhe gjyqtarët e ngelur në veting po pastrojnë paratë e vëna në mënyrë korruptive përmes hapjes së zyrave të avokatisë. “Përveç faktit që tashmë është një fakt që prokurorët dhe gjyqtarët e ngelur në veting po përdorin licencat dhe zyrat e tyre të avokatisë për të pastruar para, skandali është që dhe vetë gjyqtarët dhe prokurorët që janë aktualisht pjesë e sistemit të drejtësisë bashkëpunojnë, siç kanë bashkëpunuar më parë kur ishin kolegë. Pra tani gjyqtarët dhe prokurorët bashkëpunojnë me të ngelurit në veting në formën e avokatit, duke i marrë avokatë, pasi kanë më besim tek ata për t’i pasur përballë avokatë, pasi i kanë bërë dikur bizneset bashkë, se sa me një avokat që nuk e njohin, por që është i pastër. Sot që flasim të ngelurit në veting janë avokatë në shumë çështje, siç ishte rasti konkret që u plagos ai prokurori”, u shpreh ai.
Marrja e licencës, duhen hetime urgjente
Më tej gjatë prononcimit të tij, avokat Ndue Pjetra kërkoi nisjen e hetimeve për gjyqtarët dhe prokurorët e ngelur në veting që janë pajisur me licenca avokatie. “Ne i kemi kërkuar Dhomës Kombëtare të Avokatisë që të merren masat ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të ngelur në veting, por ligji për avokatinë e ka shprehur tekstualisht që për çdo veprim që ndërmerret për ligjin e avokatisë është Ministria e Drejtësisë përgjegjëse, pra Drejtoria e Profesioneve të Lira, e cila në bashkëpunim me Dhomën e Avokatisë nxjerr udhëzime dhe vendime të kësaj natyre. Rasti konkret dhe për shkak të ndikimit të të ngelurve në veting që janë shumë afër Dhomës Kombëtare të Avokatisë, duke e bërë të pamundur që të merren masa apo nisin hetime ndaj tyre”, nënvizoi avokat Ndue Pjetra për gazetën “SOT”.










































po te shkarkuarit jan pa pasuri kpk ka permendur dyshime e jo fakte dhe i ka rasur cenim besimi nuk ka nen per cenim besimi hani mut kot hani fsheje pasurije ndonje tek tuk ka ber hani mut hani