Situata ka agravuar në përleshje fizike dhe armë në Kabul, të paktën pesë persona janë vrarë, ndërsa qindra njerëz u përpoqën të hynin me forcë në aeroplanët që dilnin nga kryeqyteti afgan, thanë dëshmitarët për agjencinë e lajmeve Reuters.
Një dëshmitar thotë se ka parë trupat e pesë personave duke u dërguar në një automjet. Një dëshmitar tjetër thotë se nuk është e qartë nëse viktimat janë vrarë nga të shtënat me armë apo nga diçka tjetër.
Trupat amerikane, të cilët janë përgjegjës për aeroportin, qëlluan orët e para të mëngjesit në ajër për të shpërndarë turmën.









































