Google search engine
Home Aktualitet Shkatërrohet banda e rrezikshme e Lushnjës, policia i godet në befasi dhe...

Shkatërrohet banda e rrezikshme e Lushnjës, policia i godet në befasi dhe i shtrin në tokë trafikantët (VIDEO)

0
337

Policia e Lushnjës ka goditur një grup kriminal në fushën e narkotikëve. Si rezultat i këtij operacioni kanë rënë në pranga 4 persona.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se gjatë operacionit “Mërtishi” u arrestuan shtetasit; L.Mihali, J.Mihali, E.Mihali dhe E.Dhori.

Sekuestrohen lëndë narkotike cannabis sativa, 800.00 lekë të rinj dhe automjeti tip furgon me të cilën autorët shpërndanin lëndën narkotike.

“Këta shtetas u kapën në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë në fshatin Mërtish, në banesën e shtetasit L. M., me një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe 800.000 lekë të rinj të cilat dyshohen se janë përfituar nga ky aktivitet kriminal.

Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale tre aparate celularë dhe automjeti tip furgon me të cilin dyshohet se këta shtetas kryenin transportin e lëndës narkotike”, njofton policia

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here