Google search engine

    Atentat mafioz në Durrës/ Shpëton biznesmeni i njohur, ndërhyjnë me shpejtësi forcat xheniere

    0
    253

    Një subjekti që prodhon çimento në Durrës i është vendosur lëndë eksplozive. Fatmirësisht lënda eksplozive nuk ka shpërthyer teksa Forcat Xheniere realizuan çmontimin.

    Policia thotë se eksplozivi u vendos nga persona të paidentifikuar teksa po punohet për t’i identifikuar dhe kapur.

    Firma rezulton të jetë në pronësi të shtetasit me inicialet M. L, biznesmen bullgar i cili ka investuar në Durrës.

    NJOFTIMI NGA POLICIA

    Durrës/Informacion paraprak.

    Më datë 16.08.2021, rreth orës 03:15, persona ende të paidentifikuar, janë futur në një subjekt (firmë për prodhimin e lëndeve ndërtuese) në lagjen nr.14, Durrës, me adminstrator shtetasin M. L., dhe kanë vendosur një sasi të dyshuar lënde eksplozive e cila nuk ka shpërthyer.

    Pas sigurimit të vendit të ngjarjes nga shërbimet  Policisë, Forcat Xheniere kanë realizuar çmontimin e lëndës shpërthyese.

    Është ngritur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, strukturat e DVP Durrës dhe nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here