Ambasada ruse ka reaguar për largimin e Presidentit Ashraj Ghani nga Afganistani. Ajo e akuzon presidentin se është larguar nga Afganistani me 4 makina dhe një helikopter plot para.
Ashraf Ghani njoftoi largimin e tij nga Afganistani në një postim të gjatë në Facebook duke thënë se po largohej për të shmangur gjakderdhjen. Ai ishte nisur drejt Taxhikistanit, por thuhet se atij nuk iu lejua që të ndalonte atje, ndaj ka udhëtuar për në Oman.
“Katër makina ishin plot para, gjithashtu ata u përpoqën të mbushnin edhe një helikopter me pjesën tjetër të parave, por nuk arritën ta mbushnin të gjithën. Dhe disa nga paratë u lanë në pistë,” tha ambasada ruse.
Istchenko, një zëdhënës i ambasadës ruse, konfirmoi akuzat për Reuters, duke thënë se këtë gjë e kishte të konfirmuar nga “dëshmitarët okularë”.
Kujtojmë që Talibanët hynë të dielën në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, duke marrë në dorë vendin. Kjo ndodhi pas tërheqjes së forcave amerikane dhe të NATO –s.