Google search engine
Home Rajoni Kosova Sërish rritje ALARMANTE e shifrave të Covid-19 në Kosovë, shënohet një humbje...

Sërish rritje ALARMANTE e shifrave të Covid-19 në Kosovë, shënohet një humbje jete në 24 orët e fundit

0
210

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 1370 raste të reja me koronavirus.

Fatkeqësisht një qytetar ka humbur jetën si pasojë e virusit. Ndërkohë,  sipas të dhënave sot janë shëruar 47 persona.

Njoftimi i plotë:

14 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.538 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës.

Deri më sot 202.647 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 9.169 testime, 1.370 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 47 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.056.

Në total numri i rasteve aktive është 6.815.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here