Një grua ka denoncuar këtë mëngjes, në komisariatin e Ampelokipit në Athinë se është përdhunuar nga ish-partneri i saj. Sipas informacioneve, burri, një emigrant shqiptar ishte futur me forcë në shtëpinë ku jetonte ish-bashkëshortja me djalin 4-vjeç, duke ushtruar dhunë seksuale.
Pak ditë më parë ajo e kishte denoncuar ish-burrin për dhunë në familje.
“Erdhi në mëngjes tek shtëpia dhe u fut me forcë. Pastaj filloi të më përdhunonte. Nuk reagova pasi kisha frikë se mos më dëmtonte më shumë”, është shprehur ajo para policëve pasi ata kanë mbërritur aty duke arrestuar edhe shqiptarin, raporton media greke Protothema.
Çifti ishte ndarë prej kohësh dhe se e reja jetonte vetëm me djalin e saj të vogël. I akuzuari ishte dënuar për trafik droge, ndërsa ndaj tij është dhënë urdhër arresti.





































