Google search engine
Home Politike Drejtesi SHBA 4.7 milionë dollarë për të shfarosur korrupsion në Shqipëri/ DASH tregon...

SHBA 4.7 milionë dollarë për të shfarosur korrupsion në Shqipëri/ DASH tregon si do goditen pushtetarët

0
247

SHBA-të kanë plan të akordojnë rreth 4.7 milionë dollarë për realizmin e reformave në Shqipëri. Në programin buxhetor të vitit 2022, Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se ndihma ndaj Shqipërisë do të vijojë edhe vitin që vjen. Amerikanët e kanë bërë të qartë se forcimi i SPAK, i BKH dhe organeve të tjera të drejtësisë është primare në objektivat e tyre. Sipas këtij raporti, mbështetja dhe asistenca amerikane në sistemin e drejtësisë shqiptare kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jetë e pandalshme, për ta forcuar Shqipërinë në këtë drejtim dhe për ta bërë një nga aleatët më të mirë. “Asistenca do të ndihmojë Shqipërinë të luftojë krimin transnacional dhe trafikimin e narkotikëve dhe adresimin e këtyre çështjeve përfshirë korrupsionin, të reduktojë sundimin e dobët të ligjit dhe evidentojë institucionet joefektive që dobësojnë një aleat të NATO -s dhe pengojnë integrimin e mëtejshëm transatlantik. Angazhimi i vazhdueshëm amerikan do të forcojë kapacitetin e drejtësisë penale për të shpërbërë organizatat kriminale transnacionale, për të adresuar financimin e paligjshëm dhe pastrimin e parave, dhe zhvillojnë partnerët”, thuhet në raport. DASH thekson se kjo do t’i bëjë më të aftë institucionet shqiptare për zbatimin e ligjit të SHBA në luftimin e përfshirjes së shqiptarëve në botën globale të trafikimi i narkotikëve. Ndërsa thelbi i gjithçkaje, për të luftuar këto pika të rrezikshme, do të jetë përmirësimi i reformës në drejtësi.

Forcohen SPAK dhe BKH

Ndër të tjera, DASH thekson se një pjesë e këtij fondi do të shkojë për më shumë investime tek BKH dhe SPAK në mënyrë që këto dy institucione të forcohen dhe të fillojnë të japin efektin e vërtetë të tyre në luftën kundër korrupsionit dhe në ndëshkimin e të zyrtarëve të lartë të korruptuar. Në këtë kuadër, bëhet me dije se do të zhvillohen trajnime të tjera për prokuroret dhe gjyqtarët në Shqipëri nga ekspert amerikan, për të rritur profesionalizmin tek ta, si dhe për t’i bërë më të pavarur. “Ndihma do të vazhdojë të ndërtojë në fushën gjyqësore reforma, duke forcuar rolin e shoqërisë civile dhe institucionet e reja të sektorit të drejtësisë, përfshirë Prokurorinë Speciale, Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, për të ndjekur dhe gjykuar me sukses rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Fondet gjithashtu do të përdoren për të rritur profesionalizmin dhe pavarësinë politike të prokurorëve dhe gjyqtarëve përmes trajnimeve dhe krijimit të mekanizmave mbikëqyrës”, raporton DASH.

Rritet rreziku për zyrtarët

Në raport thuhet se nga ky fond do të punohet edhe për të përmirësuar qeverinë shqiptare në punën që bën në luftën ndaj korrupsioni. Madje, SHBA-të do të asistojnë institucionet që fillimisht të përqendrohen dhe të evidentojnë personat që kanë rrezik më të lartë të korrupsionit në vend, pra ndaj të korruptuarve që kanë më shumë pushtet. “Programimi do të ndërtojë kapacitetin institucional të shërbimit të përmirësimit të qeverisë shqiptare, për të zvogëluar korrupsionin, parandalimin e grupeve të organizuara kriminale, që të veprojnë pas hekurave dhe menaxhimin efektiv të tij. Do të veprohet tek popullata shkelëse, me fokus në shkelësit me rrezik të lartë”, thuhet në raport.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here