Google search engine
Home Sport Pas Lukakut, edhe Lautaro Martinez po largohet nga Interi drejt Premier League

Pas Lukakut, edhe Lautaro Martinez po largohet nga Interi drejt Premier League

0
299

Lojtarë të fuqishëm po lëvizin në treg gjatë këtyre ditëve, duke dashur të gjejnë hapësirat e duhura dhe përfitimet e majme financiare në destinacionit e reja. Së fundmi, pas largimit të Romelu Lukakut, po flitet për një tjetër largim nga Interi. Sipas medieve angleze dhe italiane, adhuruesit e Lautaro Martinez në kampionatin anglez po shtohen çdo ditë e më shumë, teksa pas interesit të Totenhemit pak ditë më parë, së fundi në garë është futur edhe klubi tjetër londinez, Arsenali. “Spurs”-at u treguan të gatshëm të paguajnë 80 milionë euro për kartonin e argjentinasit, por Interi refuzoi ofertën, ndërsa vetë Lautaro u pozicionua kundër një kalimi te Totenhem, ndaj Arsenali ka nisur punën pikërisht nga bindja e numrit 10 zikaltër. Sipas mediave angleze, drejtuesit e “topçinjve” kanë kontaktuar me menaxherin e Lautaros dhe i kanë treguar gatishmërinë për të blerë sulmuesin e për t’i ofruar një kontratë 5-vjeçare me pagë prej 17 milionë eurosh bruto në sezon. Kjo shifër ka joshur jo pak argjentinasin që po merr në konsideratë një kalim në “Emirates Stadium” dhe vetëm pas miratimit nga Lautaro, pritet të nisin negociatat për çmimin e kartonit mes Arsenalit dhe Interit. Nga ana tjetër zikaltrit sapo kanë shitur te Çelsi belgun Romelu Lukaku dhe nuk duan të humbin edhe Lautaron, por kundrejt një oferte joshëse prej të paktën 90 milionë eurosh vështirë se do të bënin rezistencë, pasi me ato para do të mund të hidheshin menjëherë në sulm për të afruar kapitenin e Napolit, Lorenzo Insinje, i cili është në vitin e fundit të kontratës dhe mund të largohet që këtë verë. Ndërkohë, merkato në rang europian po ecën me ritme të larta dhe ka pasur shumë transferime lojtarësh, pavarësisht krizës financiare të klubeve që u kushtëzua prej pandemisë së koronavirusit. Duhet thënë se klubet e mëdha në top-ligat europiane po bëjnë goditje madhore për objektivat e tyre, por dukshëm dy klube kanë humbur shumë peshë në treg dhe ato janë klubet e njohura spanjolle Reali e Barcelona, yjet e të cilëve janë larguar në këtë merkato vere. Serxhio Ramos, kapiteni i realit, u largua dhe iu bashkua në fillim të verës Paris San Zhermenit. Edhe kapiteni i Barcelonës, Lionel Mesi u largua para pak ditësh nga klubi katalanas dhe iu bashkua po francezëve të PSG-së. Pra dy prej lojtarëve më fitues në rang kontinenti iu bashkuan ekipit parisien. Edhe portieri kampion europe, Xhixhi Donaruma, iu baskua PSG-së. E thënë ndryshe, Paris San Zhermen mblodhi lojtarët më të mirë në qarkullim dhe ka shanse të fitojë të gjithë trofetë e mundshëm për klube.P

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here