Google search engine
Home Aktualitet Panik në Tiranë! Ashensori përfshihet nga flakët në katin e shtatë/ Evakuohen...

Panik në Tiranë! Ashensori përfshihet nga flakët në katin e shtatë/ Evakuohen banorët, policia jep detajet e para

0
210

Një zjarr ka përfshirë ashensorin e një pallati në zonën e Kthesës së Kamzës në Tiranë, në katin e shtatë të godinës.

Sipas burimeve zyrtare policiore, dyshohet se ashensori ka marrë flakë për shkak të temperaturës së lartë si edhe mbingarkesës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:50 të ditës, tek kthesa e Kamzës, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në një ashensor, në katin e 7-të, të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e Policisë dhe Forcat Zjarrfikse ka bërë menjeherë evakuimin e banorëve dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here