Google search engine
Home Politike DSIK jep alarmin, 75 zyrtarëve të policisë u refuzohet certifikata e sigurisë,...

DSIK jep alarmin, 75 zyrtarëve të policisë u refuzohet certifikata e sigurisë, të rrezikuar edhe 40 të tjerë

0
271

Plot 75 punonjës policie janë cilësuara si të papërshtatshëm nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar. Shumë punonjës të Policisë së Shtetit kanë në duar materiale sekrete në kuadër të hetimeve për ngjare të ndryshme, por nuk mund të kenë akses pa marrë certifikatën e sigurisë nga DSIK. Gazeta ka siguruar raportin vjetor të vitit 2020 të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë, në të cilin bëhet me dije se 75 punonjësve të policisë iu është refuzuar marrja e certifikatës së sigurisë nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar. Më konkretisht, SHÇBA thotë në raport se janë identifikuar 115 punonjës së Policisë së Shtetit si të papërshtatshëm, ku nga këta 75 personave iu është refuzuara certifikata e sigurisë, ndërsa 40 të tjetër janë gjithashtu të rrezikuar. “Në përfundim të procedurave verifikuese nga ana e Shërbimit, për punonjësit e strukturave, objekt i veprimtarisë së Shërbimit, janë adresuar pranë DSIK 115 raste, subjekte të Shërbimit, të vlerësuara “që përbëjnë rrezik për pajisjen me CSP”, në kuadër të aksesit dhe njohjes me informacionin e klasifikuar “Sekret Shtetëror”, ku deri më tani nga DSIK është njoftuar refuzimi i pajisjes me CSP për gjithsej 75 punonjës policie”, thuhet në raportin vjetor të SHÇBA-së. Por ky vendim i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, e cila ka refuzuara të pajisë me certifikata sigurie 75 zyrtarë policie, është një kambanë alarmi, pasi tregon se këta të fundit ose kanë lidhje me krimin ose janë të korruptuar, ndaj dhe po mbahen larg dokumenteve sekrete. Kjo do të thotë se kur 75 punonjësit e policisë të dalin para vetingut, ata rrezikojnë të largohen nga postet dhe Polica e Shtetit, për shkak se pastërtia e figurës është një nga komponentët ku bazohet vetingu brenda uniformave blu.

SHÇBA, rrit procedimet penale për efektivët e policisë

Më tej në raportin vjetor të vitit 2020 të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë, bëhet e ditur se është rritur numri i procedimeve penale ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit. Sipas raportit, gjatë vitit që lamë pas janë proceduar nga SHÇBA plot 330 efektivë policie. “Në vitin 2020 kemi 330 procedime penale, pra një rritje me 80 procedime penale, ose 13.2% me shumë se viti 2019 dhe dinamika e tyre është: 22 raste, ose 6.6% të referimeve me Vendim mos fillimi; 36 raste, ose 10.9% të procedimeve me Vendim pushimi; 2 raste, ose 0.6 % të procedimeve me Vendim pezullimi; 145 raste, ose 43.9 të procedimeve janë deleguar për hetime të plota; 50 raste, ose 16 % të procedimeve dërguar për gjykim; 75 raste, ose 23 % të procedimeve ndiqen nga vetë prokuroria”, thuhet në raportin vjetor për vitin 2020 të SHÇBA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here