Google search engine
Home Bota Detaje nga masakra në Angli / Pse i riu ekzekutoi 6 persona...

Detaje nga masakra në Angli / Pse i riu ekzekutoi 6 persona dhe më pas vrau veten, zbulohet grupi ku bënte pjesë

0
254

Mbrëmja e së enjtes ishte një ditë e tmerrshme në Plymouth të Anglisë, ku 6 persona mbetën të vrarë me armë zjarri, ndërsa disa të tjerë u plagosën

Autori i ngjarjes së rëndë është identifikuar si Jake Davison, 23 vjeç. Ai vrau fillimisht anëtarët e familjes së tij para se të dilte në rrugë dhe të hapte zjarr ndaj personave të tjerë, ndërsa në fund vrau veten. Mes viktimave ishte edhe një vajzë 5-vjeçare, ndërsa qëlloi edhe mbi 2 persona që kishin dalë shëtitje me qenin.

Sipas mediave britanike i riu ishte anëtar i një organizate të quajtur ‘Incel’, shkurtesë nga ‘Involuntary Celibacy’ (Beqaria Jovullnetare). Kjo organizatë është themeluar në fund të viteve 90-ta në internet dhe funksionon si e tillë edhe sot. 

Bëhet fjalë për meshkujt, kryesisht djem të rinj, që kanë mbetur beqar kundër dëshirës së tyre.

Aty futen djem që nuk i ka ecur shumë fati e vajzat. Vetmia është arsye që e frustron këtë bashkësi që është në rritje e sipër dhe që deri tani këta njerëz kanë kryer disa vrasje masive, kryesisht në SHBA, Kanadë dhe Evropë.

Në mesin e Incel-it, pra ‘beqarëve jovullnetarë’, ka edhe femra që e kanë të njejtin problem, por ato nuk pranohen si anëtarë të web faqeve ku dominojnë meshkujt. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here