Google search engine
Home Aktualitet Bluz per Alto Sax”, shfaqja më e mirë në “International Nisville Jazz...

Bluz per Alto Sax”, shfaqja më e mirë në “International Nisville Jazz Theatre Festival”

0
400

Monodrama “Bluz per Alto Sax” që trajton dashurinë e muzikës për shpirtin u vlerësua me çmimin “Shfaqja më e mirë teatrore muzikore” në “International Nisville Jazz Theatre Festival”, që u zhvillua në Serbi. Një shfaqje e interpretuar me emocion nga aktori Xhuliano Brisku dhe drejtuar nga regjisori i mirënjohur Adonis Filipi. Juria e këtij festivali e drejtuar nga Franco Ungaro, si dhe kritikë të teatrit dhe skenës vlerësuan si “Performacën më të mirë” shfaqjen italiane “Bread Dollars” nga teatri Leçe në Itali, dhe “Shfaqja më e mirë teatrore muzikore” u vlerësua “Bluz per Alto Sax” Tiranë, Shqipëri. Në këtë festival që u zhvillua nga data 6 deri më10 gusht interpretuan 12 trupa nga shtete të ndryshme nga bota si Italia, Franca, Bullgaria, Maqedonia, Brazili, Serbia, Holanda, etj. Aktor në këtë shfaqje Xhuliano Brisku shprehet se do të vijë për publikun tonë në sezonin e ri artistik 2021-2022. Për aktorin Xhuliano Brisku “Bluz per Alto Sax” e autorit Doru Motoc e përcjell mjaft mirë rrugën e fatit tonë dhe përpjekjet për tu përballur me të në të gjitha format e ndryshme, dhe ajo që do ta shpëtojë prej makthit të saj është vetëm pasioni i brendshëm, dashuria për jetën dhe magjia e të bukurës. Vepra ka në qendër një personazh aq kompleks, por dhe aq frymëzues. Bën fjalë për një saksofonist, i cili fati e ka dërguar në qeli të vuajë një dënim të përjetshëm për një vrasje aksidentale të shokut të tij, e cila i ka kushtuar atij lirinë fizike, por jo atë shpirtërore. I ndodhur në këtë situatë, ai përpiqet me çdo kusht të gjejë lirinë e brendshme brenda asaj hapësire të vogël, duke u frymëzuar dhe duke gjetur paqe shpirtërore dhe mentale nga dashuria dhe pasioni i tij për saksofonin. Çfarë është fati? A është fati zoti i gjithçkaje? Kjo është pyetja, që edhe sot shumë njerëz i mban peng. Më parë në Tiranë shfaqja u shfaq për shkak të situatës me pandeminë si një premierë e mbyllur me pak publik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here