Një aksident i rëndë ndodhi pak minuta më parë në Durrës, ku një makinë përplasi dy efektivë Policie në krye të detyrës që po patrullonin me motor.
‘Benzi’ i drejtuar nga Shkëlzen Kraja po lëviste me shpejtësi të lartë.
Një prej policëve është jashtë rrezikut për jetën, kurse tjetri është dërguar tek Trauma në Tiranë pasi nga skaneri ka rezultuar me mpiksje gjaku në kokë.
Kolegët kanë shkuar në spital për të dhuruar gjak.





































