Google search engine
Home Politike Drejtesi “Veprimtari kriminale”/ Kallëzohet në SPAK biznesmeni i njohur dhe kryebashkiakja . Zbardhet...

“Veprimtari kriminale”/ Kallëzohet në SPAK biznesmeni i njohur dhe kryebashkiakja . Zbardhet njoftimi zyrtar dhe akuzat ndaj tyre

0
286

Kallëzohet në SPAK nga 100 banorë të fshatit Lumas biznesmeni i njohur i ndërtimit Pëllumb Salillari dhe kryebashkiakja e Dimalit, Juliana Memaj.

Janë 123 banorë të këtij fshati që kërkojnë ndjekjen penale të Salillarit, administratori i shoqërisë “Salillari” SH.P.K, për veprat penale: “Shpërdorimi i tokës” Neni 199 , “Prerja e paligjshme e pyjeve” Neni 205, “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor” Neni 206/a dhe “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore” Neni 202/b.

Banorët e akuzojnë Salillarin se ka shkatërruar dhe prerë kurorën e pishave mbi guroren e Gurit të Bardhë në Bashkinë Dimal.

Në kallëzimin penal thuhet se kjo masakër mjedisore është bërë me qëllim nga kjo shoqëri për zgjerimin e sipërfaqes së shfrytëzimit për gurore dhe furrave të gëlqeres në bashkinë e Dimalit. Banorët akuzojnë Salillarin se ka djegur rreth 30 ha pyje, duke rrafshuar të gjithë kodrën me pisha në lagjen “Guri i Bradhë” në Dimal, vetëm për përfitimet e tij.

Një tjetër akuzë ndaj Salillarit është se ka shfrytëzuar shtratin e lumit Osum duke ndërtuar një impiant punimi për shfrytëzimin e inerteve dhe zhavorrit nga shtrati i Osumit, për të ndërtuar një pjesë të rrugës Skrapar-Përmet, edhe pse i është mohuar 2 herë nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit “Leja mjedisore” për të shfrytëzuar shtratin e lumit Osum”.

Gjithashtu, për “shpërdorim detyre” është kallëzuar edhe kryebashkiakja e Dimalit, Juliana Memaj.

Kujtojmë se prej ditësh, banorë të këtij fshati kanë hyrë në grevë urie për shkak se Bashkia i ka dhënë “ok” firmës të ndërtojë një ujësjellës në këtë fshat, që do të furnizojë dy fshatra të tjerë. Por ata shprehen se nëse ujësjellësi ndërtohet, do të mbeten vetë pa ujë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here