Google search engine
Home Sport Teuta eliminohet nga Conference League

Teuta eliminohet nga Conference League

0
189

Skuadrat shqiptare kanë përfunduar aventurën në kupat e Europës. Teuta dhe Laçi ishin dy ekipet e vetme që luajtën në raundin e tretë të Conference League ku patën përballë rivalë shumë të vështirë dhe nuk ia dolën dot. Teuta, e cila pësoi një humbje dramatike 1-0 në sfidën e parë në sekondat e fundit, u mund sërish, kësaj radhe 2-0 në “Elbasan Arena”. Golat u shënuan nga Gafney në të dyja pjesët duke mbyllur kapitullin e Europës për ekipin durrsak, i cili në anën tjetër ka mbushur edhe arkën me mbi 500 mijë Euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here