Erla Mëhilli, zëdhënësja më jetëgjatë në krah të ish-liderit të PD-së, Sali Berisha ka zbuluar këshillën e fundit të ish-kryeministrit.
Ajo e pranon se ai e priti shumë mirë zgjedhjen e saj dhe largimin nga zyra e tij drejt një studioje televizive. Erla ishte bindur se ky ishte një largim krejt natyral, i cili herët a vonë do të ndodhte, ndaj na konfidon se pak para ndarjes, Berisha i ka dhënë edhe një këshillë.
“Edhe pse nuk isha shkëputur zyrtarisht nga posti i këshilltares së Berishës, ai e priti shumë mirë dhe më dha një këshillë; të ruaja ritmin në program. Sigurisht që kemi folur edhe pas programit të parë dhe kemi kontakte sërish, pavarësisht punës time të re”, tha ajo për revistën ‘Bordo’.









































