Agjencia Amerikane Hapësinore NASA, është në nisje të një misioni për të eksploruar një asteroid që përmban aq shumë ar, sa për të bërë të gjithë banorët e Tokës miliarderë.
The Sun raporton se misoni ‘Psyche 16’ do të nisë në 2022. Asteroidi është i vendosur midis orbitave të Marsit dhe Jupiterit dhe përbëhet nga një material mjaft i fortë. Përveç arit, objekti i rëndë mendohet të jetë i ngarkuar me grumbuj platini, hekuri dhe nikeli.
Në total, vlerësohet se metalet e ndryshme të Psikikës vlejnë një vlerë të madhe prej 8,000 kuadrilion £. Kjo do të thotë se nëse do të kthehej në Tokë, do të shkatërronte çmimet e mallrave dhe do të bënte që ekonomia botërore , me vlerë 59.5 trilionë £ , të rrëzohej.