Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Çepele kanë dalë sot para Gjykatës së Tiranës për tentativën e arratisjes nga burgu 313 në Tiranë.
Gjatë seancës gjyqësore njësoj si Arbër Çekaj edhe Lulzim Çepele ka mohuar tentativën e dështuar për të ndihmuar dy të burgosurit në planin e tyre për t’u arratisur.
Gjatë fjalës së tij Çepele ka deklaruar se nuk ia kishte idenë se ç’po ndodhte me arratisjen. Çepele ka thënë se ka tentuar vetvrasjen për shkak të presionit.
“Nuk ka asnjë lidhje me këtë tentativë për arratisje. Unë për shkak të presionit kam tentuar vetëvrasje dhe nuk ia kisha idenë se ç’po ndodhte me një plan arratisjeje,” ka thënë Çepele.









































