Google search engine
Home Sport Mesi jep impaktin e parë tek PSG, ende pa firmosur të ardhurat...

Mesi jep impaktin e parë tek PSG, ende pa firmosur të ardhurat e klubit rriten me 20%

0
219

Sulmuesi argjentinas pritet të prezantohet zyrtarisht në radhët e klubit francez, mijëra vetë pushtuan dje aeroportin e Parisit në pritje të “pleshtit”

Parisi i gjithi ka dalë nëpër rrugë e sheshe duke pritur Lionel Mesin, edhe pse argjentinasi nuk kishte zbritur në kryeqytetin francez deri dje vonë. Ndërkohë, mësohet nga mediat sportive se kanë mjaftuar zërat e transferimit të yllit argjentinas në kryeqytetin francez, për të dyfishuar llogaritë në rrjetet sociale të klubit të Emirit të Katarit. Që prej të premtes profili në Instagram i Paris San Zhermen, ka fituar plot 847 mijë ndjekës, me një mesatare prej 211 mijë në ditë, ndërsa më parë rritej me 24 mijë në ditë. Në “Youtube” verifikohen të njëjtat ethe të Mesi-manisë, me profilin që është rritur me 46 mijë ndjekës, 15 mijë në ditë, ndërkohë që para se premtes llogaria rritej me 3 mijë ndjekës në javë. Profili zyrtar në “Tëitter” ndërkohë shënon një rritje të përditshme prej 8 mijë ndjekësish, 8-fishi i mesatares vjetore. Versioni në gjuhën spanjolle ka fituar 34 mijë ndjekës, 31 mijë ai në llogarinë franceze dhe 14 mijë ai në gjuhën arabe. Të dhëna që tingëllojnë si një ogur i mirë për PSG, që me Mesin në skuadër do të mund të rrisë të ardhurat në rang global deri në 20% sipas vlerësimit të disa analistëve, pa harruar dhe përfitimet nga reklamat në rrjetet sociale. Me pak fjalë, operacioni Mesi duhet të bëhet një biznes shumë i leverdishëm jo vetëm sport, e ndoshta të rikthejë bilancin në shinat e duhura. Paris San Zhermen është duke zhvilluar një afat kalimtar veror të jashtëzakonshëm. Gjigantët francezë tashmë kanë siguruar nënshkrimet e Serxhio Ramos, Xhixhi Donaruma dhe Xhorxhinio Vijnaldum, të gjitha këto me kosto zero. Gazetari Fabrizio Romano raportoi të dielën në mbrëmje se Mesi nuk ka rezervuar ende një fluturim drejtë Francës. Megjithatë, pavarësisht se nuk dihet se kur do të arrijë saktësisht, kjo nuk i ka ndaluar tifozët e PSG-së që të shkaktojnë tollovi jashtë aeroportit “Le Bourget” të Parisit. Në mediat sociale janë shfaqur video ku shihen tifozët e PSG-së, të cilët presin jashtë këtij aeroporti. Ndërkohë, Paris San Zhermen nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Kilian Mbape. Madje, mediat franceze shkruajnë se klubi parisien do të mundohet ta mbajë sulmuesin kryesor edhe nëse e transferon Lionel Mesin. Kampioni i botës me Francën është bërë objektivi kryesor i Real Madridit këtë verë. E ardhmja e tij është vënë në dyshim pasi ai nuk e ka vazhduar ende kontratën. Ish-futbollisti i Monakos ka hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës aktuale. Sidoqoftë, arritja e Mesit në Paris mund ta bindë atë që ta vazhdojë kontratën, për ta bërë një treshe të frikshme në sulm bashkë me Nejmarin. 22 vjeçari është sot njëri prej futbollistëve më të mirë në botë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here