Google search engine
Home Politike Drejtesi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ndarë për shkarkimin e gjyqtares së...

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ndarë për shkarkimin e gjyqtares së Shkodrës, ja qëndrimet për një apartament

0
259

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli me 11 qershor vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Luveda Dardha. Procesi i vetingut për gjyqtaren Dardha u krye nga trupa e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Xhensila Pinen – të tre në praninë e vëzhguesit ndërkombëtar, Branko Hrvatin. Vendimi për Dardhën është marrë me shumicë votash. Kryesuesja Sanxhanktari dhe anëtarja Xhensila Pine kanë vendosur për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, duke argumentuar se gjyqtarja ka pasaktësi në deklaratën e pasurisë veting lidhur me burimin e krijimit të pasurive dhe mungesë të burimeve financiare të ligjshme për t’i justifikuar ato. Gjithashtu, dy komisionerët kanë arritur në përfundimin se të dhënat e DSIK-së për përfshirjen e gjyqtares në korrupsion cënojnë besimin e publikut tek drejtësia. Ndërkohë, relatori Olsi Komici në mendim pakice është shprehur në favor të konfirmimit të Dardhës në detyrë. Ai thekson se vendimi i shumicës së trupës gjykuese nuk është i drejtë, pasi sipas tij subjekti i rivlerësimit ka bërë deklarim të mjaftueshëm dhe të saktë të pasurisë, raporton agjencia e lajmeve “BIRN”. Ai gjithashtu nuk e ka pranuar arsyetimin e shumicë se vlerësimi i DSIK-së se gjyqtarja ishte e papërshtatshme për të vazhduar detyrën, ishte i mbështetur në fakte dhe prova të pakontestueshme. Komisioni ka hetuar për një apartament 80 m2 në Tiranë, një automjet ‘Daimler Chrysler’, si dhe një tokë are me sipërfaqe 10 mijë m2 në Shkodër. 2 komisionerët kanë konstatuar se gjyqtarja nuk justifikon blerjen e apartamentit. Nëpërmjet mendimit në pakicë, relatori i çështjes Olsi Komici është shprehur kundër vendimit të kolegeve të tij për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit. Për sa i përket burimeve të krijimit të apartamentit më sipërfaqe 80 m2 në Tiranë, Komici shprehet se edhe pse kemi të bëjmë më një rast të deklarimit të pasaktë të huasë së marrë nga prindërit, deklarimi nuk ka qenë i pamjaftueshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here