Google search engine
Home Aktualitet I nxehti vazhdon të ‘pushtojë’ vendin/ Rikthehen sërish temperaturat e larta, si...

I nxehti vazhdon të ‘pushtojë’ vendin/ Rikthehen sërish temperaturat e larta, si do të jetë moti javën e dytë të gushtit

0
215

Temperaturat në vendin tonë vazhdojnë të mbeten të larta. Sipas Meteoalb vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

Sot temperaturat nuk do të ndryshojnë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 16°C në 30°C, në zonat e ulëta nga 23°C në 37°C dhe në zonat bregdetare nga 25°C në 38°C.

Era do të fryjë në drejtim Perëndimor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 2-3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm dhe të nxehtë. Temperaturat do të rriten ndjeshëm ku do të variojnë: në zonat malore nga 15°C në 32°C dhe në zonat e ulëta nga 17°C në 36°C.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here