Një ngjarje e rëndë është raportuar për një kërcënim të mundshëm ndaj Papa Françeskut. Nuk mbërriti kurrë në selinë e shenjtë por i ka alarmuar të gjithë. Një zarf me tre fishekë ishte nisur për Papa Françeskun.
Pakoja e nisur u konfiskua nga Policia që në zyrën postare të Milanos, ku edhe u zbulua se brenda saj kishte tre plumba.
Emri i dërguesit nuk ishte në zarf, por e vetmja gjë që dihet është se vendi i dërgimit të pakos është nga Franca. Mbi zarf shkruhej: Papa – Qyteti i Vatikanit, Piazza S. Pietro në Romë. Pa asnjë të dhënë tjetër që mund të dërgojë tek dërguesi që kërkon të eliminojë Atin e Shenjtë.
Dosja u konfiskua më pas nga Policia Italiane dhe ka nisur që të analizohet me detaje.









































