Deputeti në moshën më të madhe drejton seancën e parë plenare në fillimin e legjislaturës. Ky fakt është sipas Rregullores së Kuvendit.
Aktualisht, sipas të dhënave të përpunuara nga stafi monitorues i Institutit të Studimeve Politike (ISP), nga deputetët e zgjedhur Luljeta Bozo pritet të jetë deputetja në moshën më të madhe (datëlindja 1942), ndjekur nga Sali Berisha (datëlindja 1944).
Në total 18 deputetë janë mbi moshën 60 vjeç, shumica prej tyre me përvojë të gjatë parlamentare, ndërkohë që vetëm dy deputetë do të jenë nën 30 vjeç, të dy prurje të reja politike. Për informacion, kryeministri Rama i përket ditëlindjes 1964 ndërsa kryetari i PD Basha ditëlindjes 1974.










































