Google search engine
Home Aktualitet Lëviznin me tre armë të fshehura në makinën Benz, kush janë dy...

Lëviznin me tre armë të fshehura në makinën Benz, kush janë dy djemtë e arrestuar në operacionin ‘Shënjestra’

0
219

Dy persona u arrestuan në kuadër të operacionit “Shënjestra” nga policia e Durrësit. Mësohet se në flagrancë u kapën shtetasit Alban Mançja dhe Eldi Zahiri, pasi në makinen ne te cilin leviznin, iu gjeten 3 armë zjarri pistoletë “Zoraki”.

“Këta shtetas u arrestuan në flagrancë pasi në lagjen nr.4, Durrës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin Alban Mançja dhe pasagjer shtetasin Eldi Zahiri

Gjatë kontrollit në mjet u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 armë zjarri pistoletë “Zoraki” dhe automjeti me të cilin po lëviznin”.

Të dy të arrestuarit, janë të dënuar më parë për trafik armësh dhe lëndësh narkotike.

Alban Mançja, 36 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim të armëve” dhe Eldi Zahiri, 43 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”, të dy banues në Durrës.

Policia e Durrësit godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shënjestra”.

Operacioni i zhvilluar nga sektori i Hetimit të Krimve të Rënda në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Durrës dhe shërbimet e Komisariarit të Policisë Durrës, për rritjen e parametrave të sigurisë në qytet.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas me precedent të mëparshëm kriminal.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 3 armë zjarri pistoletë.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Durrës në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, kapjen e personave në kërkim ose atyre që disponojnë armë zjarri me vete, në bazë të informacioneve të siguruara nga strukturat e DVP Durrës, mirëorganizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Shënjestra”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Alban Mançja, 36 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim të armëve” dhe Eldi Zahiri, 43 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”, të dy banues në Durrës.

Këta shtetas u arrestuan në flagrancë pasi në lagjen nr.4, Durrës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin Alban Mançja dhe pasagjer shtetasin Eldi Zahiri Gjatë kontrollit në mjet u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 armë zjarri pistoletë “Zoraki” dhe automjeti me të cilin po lëviznin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here