Bill Gates është pënduar për tradhtinë ndaj ish-gruas së tij me një kolege nga Microsoft. Ai e bëri këtë deklaratë vetëm disa ditë pasi zyrtarisht përfundoi divorci i tyre.
Themeluesi i Microsoft konfirmoi se ai tradhtoi ish-gruan e tij Melinda Gates disa ditë pasi ish-çifti përfundoi padinë e tyre për divorc.
“Sigurisht, mendoj se të gjithë pendohen, por është koha për të menduar dhe në këtë pikë më duhet të ec përpara. Puna ime është shumë e rëndësishme për mua. Brenda familjes, ne do të shërohemi sa më mirë që mundemi dhe do të mësojmë nga ajo që ndodhi,” tha ai.










































