Google search engine
Home Bota A duhet të merret doza e tretë e vaksinës anti-Covid? EMA jep...

A duhet të merret doza e tretë e vaksinës anti-Covid? EMA jep informacionin e rëndësishëm

0
260

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) nuk rekomandon përdorimin e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19.

Kjo pasi nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të rekomanduar përdorimin e dozave përforcuese. Ky njoftim nga rregullatori evropian i barnave vjen në kohën kur shtete të Bashkimit Evropian kanë thënë se nga muaji Shtator do të nisin dhënien e dozës së tretë për pjesën e ndjeshme të popullatës.

EMA ka thënë se i duhen më shumë të dhëna për të rekomanduar dozën e tretë, po ashtu, Organizata Botërore e Shëndetësisë, të mërkurën ka bërë thirrje që të ndalohet administrimi i dozave përforcuese derisa më shumë njerëz në mbarë botën të vaksinohen.

Gjermania dhe Franca injorojnë thirrjen e OBSH-së për dozat përforcuese të vaksinave dhe kanë në plan që në muajin Shtator të injektojnë dozën e tretë tek grupet e riskut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here