Messi ishte vërtet i prekur, sipas të afërmve të tij. Argjentinasi u kthye nga Ibiza dje për të nënshkruar kontratën e tij të re me Barçën . E kishte menduar plotësisht dhe gjithçka ishte në rregull, duhej vetëm kontrata me firmë. Gjithashtu, ishte planifikuar edhe një festë. Dje nga klubi e thirrën për ta informuar se nuk mund ta firmosin kontratën për shkak të kufizimeve të LaLiga , sipas versioneve zyrtare të të dyja palëve, raporton Mundo deportivo.
Tani Messi, duhet të gjejë një ekip tjetër dhe të fillojë negociata, pasi është shumë vonë. AI nuk kishte negociuar me asnjë ekip, pasi gjithçka ishte bërë gati për një kontratë me Barcelonën, por orët e fundit ndryshuan vendimin.









































