Disa ushtarë janë paraqitur të helmuar mbrëmjen e sotme në qendrën shëndetësore të Orikumit. Dyshohet se janë helmuar nga ushqimi.
Bëhet fjalë për 7 ushtarë. Mësohet se pasi kanë marrë mjekim ne Orikum më pas janë transportuar drejt spitalit të Vlorës 4 prej tyre, ndërsa 3 vazhdojnë të mjekohen në Orikum. Ushtarët ishin me mision në Llogara.









































