“Missing Stories. Puna e detyruar nën regjimin nazist. Një qasje artistike” titullohet ekspozita, që nesër do të hapet për publikun në Muzeun Historik Kombëtar. Ekspozita sjell për publikun punime në pikturë, video, instilacion, skulpturë, etj. Artistë nga Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Gjermania u ftuan nga pesë kuratorët, Thomas Elsen – Koleksione Arti dhe Muze në Augsburg: H2- Qendra e Artit Bashkëkohor, Augsburg; Sanja Koji? Mladenov – Muzeu i Artit Bashkëkohor në Vojvodinë, Novi Sad; Una Popovi? – Muzeu i Artit Bashkëkohor në Beograd; Adela Demetja -Tirana Art Lab- Tiranë dhe Natalija Vujoševi? – Instituti i Artit Bashkëkohor në Cetinje, për të prezantuar një vepër rreth tematikës mbi punën e detyruar nën pushtimin Gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kuratorja Adela Demetja tregon se në ekspozitën në Tiranë do të prezantohen punë të 2019. ““Missing Stories. Puna e detyruar nën regjimin nazist. Një qasje artistike” është një projekt artistik ndërkombëtar, i iniciuar nga Instituti Goethe në Serbi. Pesë kuratorë nga Serbia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Gjermania përzgjodhën nga dy artistë secili për të prodhuar një vepër. Në Tiranë do të prezantohet ekspozita me punët e krijuara nga artistët gjatë vitit 2019”, shprehet kuratorja Demetja. Përveç ekspozitës, kuratorja Adela Demetja tregon se projekti ka dhe një karakter informues dhe kërkues, dhe në ëebsait mund të gjendet një arkivë me literaturë, artikuj gazetash, fotografi dhe libra në lidhje me këtë temë. Po ashtu në ekspozite mund të gjendet dhe katalogu në të cilën është përfshirë dhe një pjesë e fazës kërkimore, që parapriu realizimin e veprës së çdo artisti.
Artistët dhe ekspozita
Në ekspozitë prezantohen me punët e tyre Donika Çina, diSTRUKTURA, Lenka ?orojevi?, Christian Hörl, Milorad Mladenovi?, Remijon Pronja, Ivan Salati?, Burkhard Schittny, Dragan Vojvodi? dhe Aleksandar Zograf. Ekspozita një projekt artistik ndërkombëtar, i iniciuar nga Instituti Goethe në Serbi është mbështetur dhe nga fondacioni EVZ. Kuratorja Adela Demetja shprehet se publiku do të ketë mundësi të njihet me një pjesë të historisë, që i përket kohës së Luftës së Dytë Botërore, dhe në veçanti pushtimit nazist dhe ndikimin e kësaj periudhe në shoqërinë e rajonit Jug-Lindore të Europës. “Historitë në lidhje me punën e detyruar sillen nga një këndvështrim personal dhe disa prej artistëve na përcjellin përjetimet e familjarëve të tyre. Disa artistë të tjerë e trajtojnë temën jo në mënyrë të drejtpërdrejtë duke na sjellë punime interesante, që na bëjnë të reflektojmë në mënyrë më të gjerë mbi kujtesën dhe mënyrën se si përcillen përjetimet historike në të tashmen”, thotë Demetja. Sipas saj, për “Tirana Art Lab” që është partneri shqiptar në këtë projekt kjo tematikë është e rëndësishme. Ekspozita që do të hapet më datë 7 do të qëndrojë deri më 20 gusht. Më pas do të udhëtojë drejt Augsburgut dhe Berlinit në Gjermani.








































