Google search engine
Home Politike “PD nuk duhet të hajë bar për një deputet”/ Berisha shpërthen me...

“PD nuk duhet të hajë bar për një deputet”/ Berisha shpërthen me tone të forta dhe i përgjigjet ‘flakë për flakë’ ambasadores amerikane: Kim unike në botë! (Ish kryeministri tregon vendimin nëse do hyjë në Kuvend)

0
251

Në konferencën e ditës së sotme e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha, ka folur me tone të ashpra edhe për ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Ndërkohë, sa i përket ambasadores Yuri Kim, Sali Berisha e cilësoi si rast unik.

“Pasi përshëndeti masakrën zgjedhore, tani kërkon t’i diktojë këtij vendi se kush duhet të futet në Parlament. Ambasadorja Yuri Kim ka përdorur kërcënime me dogmën e barit që ka përdorur dikur Enver Hoxha dhe duke e përdorur sot albanofobët” – tha Berisha.

“Ambasadorja Kim është unike në botë. Pasi ka lavdruar të nesërmen një masakër zgjedhore kërkon të diktojë se kush duhet apo nuk duhet të mos futet në Kuvend. Ta zhvilloj pak. Ajo qëndrimin e saj e lidhi me dogmën e barit, jo rastësisht. Është e shkolluar mirë. Ka lexuar edhe Enver Hoxhën, edhe Lincoln. Për tëgjithë ata para gjeneratës suaj, diktati dhe bari janë binom i pandarë. Shqiptarët e dinë mirë, se në diktaturë njerëzit kishin deleguar arsyen, ai u ofronte si rrugë shpëtimi,barin. Shqiptarët kanë nrënë dhe kanë vdekur nga bari. Kanë hëngër edhe mish të ngordhur. Është shkruar në libra. Ka ndodhur edhe në Korenë e Veriut. Diktatura dhe bari janë të lidhura. Unë po bëj gjithçka që shqiptarët mos të hanë bar. E vetmja rrugë është transparenca. Nuk mbrohem nga imuniteti, por nuk pranon që nën diktat t’i shkelë ato. Nuk ka forcë në botë, përvec të gjithë fuqishmit qe mund të më pengojë mua për vullnetin që kanë patur zgjedhësit shqiptarë. Nuk ka forcë në botë që më imponon mua, përveç transparencës një qëndrim tjetër që mund të më pengoj mua“, u shpreh Berisha në fjalën e tij para mediave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here