Google search engine
Home Ekonomi Çfarë po ndodh me Euron? Zbret në nivelin më të ulët që...

Çfarë po ndodh me Euron? Zbret në nivelin më të ulët që nga shtatori 2019, ja me sa këmbehet

0
349

Monedha e përbashkët nuk po e ndal rënien në tregun vendas, e ndikuar nga efektet sezonale që ushtrojnë presion për nënçmimin e saj gjithnjë në gjysmën e parë të muajit gusht.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 121.47 lekë, duke rënë me 0.03 lekë në raport me ditën e mëparshme. Që nga fillimi i javës, monedha e përbashkët është nënçmuar me gati 0.2 lekë.

Ky është niveli më i ulët që nga shtatori 2019, kur euro këmbehej me 121.44 lekë. Në verë të 2019-s, euro zbriti nën 121 lekë për herë të parë në 11 vite.

Arsyet e rënies se monedhës së përbashkët krahas efekteve sezonale si rrjedhojë e prurjeve të turistëve dhe emigrantëve, sipas aktorëve të tregut lidhen edhe me flukset e larta të valutës informale që hyjnë në vend. Në kahun tjetër kërkesa për valutë dhe tërheqja e saj nga bizneset mbetet në nivele shumë të ulëta.

Edhe në bursat ndërkombëtare euro ka qenë e dobët. Ditën e sotme një euro u këmbye me 1.185 dollarë niveli më i ulët në gati dy muaj, si rrjedhojë e pasigurive që qëndrojnë në ekonomi nga një valë e re e infeksioneve.

Edhe në tregun e brendshëm dollari ishte me rritje sot, duke u këmbyer me 102.45 lekë, ose 0.21 lekë më shumë se një ditë më parë.

Euro është këmbyer mesatarisht me 122.8 lekë, për periudhën janar- 4 gusht, nga 123.7 lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 123.5 lekë në janar-gusht 2019. /Monitor

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here