Një apartament në katin e gjashtë të një pallati në Astir është përfshirë nga flakët. Mësohet se zjarri është i përmasave të mëdha dhe ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Familjarët që jetonin brenda tij janë evakuuar, ndërsa në vendin e ngjarjes mësohet se kanë arritur edhe dy zjarrfikëse.