Google search engine
Home Aktualitet U qëllua për vdekje në sy të fëmijëve, zbardhen të tjera detaje...

U qëllua për vdekje në sy të fëmijëve, zbardhen të tjera detaje rrëqethëse nga vrasja e 27-vjeçares shqiptare në SHBA: “Bambi” e qëlloi në makinë, ja lidhja që kishte me të

0
223

Janë zbardhur detaje në lidhje me vrasjen e 27-vjeçares shqiptare, Joana Peca, në SHBA. Mësohet se 27-vjeçarja u qëllua të shtunën pasdite në makinë në sy të dy vogëlushëve të saj.

Sipas policisë, autor i kësaj ngjarje dyshohet se është i dashuri i saj, Benjamin Robert Ëilliams, pseudonimi i të cilit është “Bambi”. Autoritetet thonë se Peca u qëllua në momentin që kishte foshnjen në prehër.

Fëmija tjetër i saj ndodhej në sediljen e mbrapme dhe fatmirësisht asnjë prej tyre nuk kanë pësuar dëmtime.

“Fëmijët janë të tmerruar nga ajo që ka ndodhur. Dy fëmijë të vegjël do të flejnë pa nënën e tyre, dhe ne kemi shumë dëshirë që të vendosim drejtësi për përgjegjësin, personin ose njerëzit që janë përgjegjës për vdekjen e saj”, tha një zëdhënëse e policisë.

I dashuri i shqiptares është njëkohësisht edhe babai i fëmijës më të vogël.

“Bambi” është emër i njohur për drejtësinë pasi lidhet edhe me disa çështje të hapura për disa vrasje.

Për informacionet që mund të ndihmojnë në kapjen e tij policia jep shpërblim deri në 5 mijë dollarë. Ai përshkruhet si një njeri i armatosur dhe i rrezikshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here