Google search engine
Home Sport Strakosha në udhëkryq, rivaliteti me Reinën po i dëmton perspektivën tek Lacio

Strakosha në udhëkryq, rivaliteti me Reinën po i dëmton perspektivën tek Lacio

0
217

Thomas Strakosha nuk po kalon një moment të mirë. Edicioni i shkuar ishte hiç më shumë se një “vrimë në ujë”, pasi futbollistët të përfaqësueses së Shqipërisë i ndodhën disa dëmtime si dhe një infektim me koronavirusi që ia zbehën ritmin e në të njëjtën kohë e larguan si titullar nga katërkëndori i portë. Tashmë vendin e titullarit e ka kapur veterani spanjoll Pepe Reina, i cili preferohet më shumë në 11-she. Por nuk është vetëm kjo. Edhe pse Strakosha priste një ofertë serioze nga klube të elitës në Itali, madje u përfol se për të kishte interesim edhe nga klube të Bundesligës gjermane dhe Premier League angleze, sërish asgjë konkrete në lidhje me “gardianin” shqiptar. Pra, Strakosha ndodhet në një udhëkryq dhe nuk dihet nëse do të qëndrojë apo jo tek Lacio, aty ku tani veterani Reina ka marrë prioritetin dhe ka marrë atributet e portierit titullar, duke ulur në stol shtatlartin e portës kuqezi.

Muriqin e kërkon Valencia në Spanjë, Lacio mendon t’i rris çmimin

Një surprizë në merkato ka për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi. Ai i ka kushtuar Lacios 18 milionë euro plus bonuset, por ka bërë shumë pak për të mos thënë asgjë në sezonin e parë si bardhekaltër. Megjithatë, Vedat Muriqi është nga ata lojtarë me potencial që nuk i bie lehtë vlera. Sipas medieve spanjolle, shtatlarti “dardan” pëlqehet shumë nga Valencia, në La Liga, që po studion mundësinë për t’i bërë ofertë konkrete Lacios. Një verë e çuditshme për kosovarin, i etur dhe i angazhuar maksimalisht për të zënë vend në formacionin e Sarrit, ndërkohë që qarkullojnë zëra të merkatos që e largojnë nga Lacio. Valencia thuhet se mendon për një huazim të thatë, por Lacio nuk ka gjasa të thotë “po” për këtë skenar. Ndoshta huazimi me detyrim blerjeje mund të jetë “ok” për drejtuesit lacialë. Lotito dhe Tare, në rast të shitjes së Vedatit, duan të rikuperojnë shpenzimet e bëra në verën e vitit 2020. Interes për sulmuesin ka edhe nga Eintrahti i Frankfurti dhe Borusia e Munshengladbahut. Imobile konsiderohet titullar në majën të sulmit të Lacios, një mes Muriqit dhe Kaicedo do të bëjë rolin e rezervës së parë. Përfundimisht, njëri prej tyre mund të largohet. “Vedat Muriqi është i vetëdijshëm se është shumë e vështirë të kesh një vend në sistemin e ri të Sarrit. Edhe pse thotë se do të vazhdojë në Serie A, ai është i vëmendshëm ndaj ofertave nga jashtë”, shkruan media spanjolle “AS”.

Kumbulla nuk kalon tek Atalanta, mbetet përfundimisht i Romës

Emri i Marash Kumbullës është lidhur me Atalantën ditët e fundit. Klubi bergamask është afër shitjes së Kristian Romeros te Totenhem. Për mbrojtësin argjentinas interesohet edhe Barcelona, por 23-vjeçari pritet të përfundojë në Premier League për një shumë rreth 50 milion euro + bonuse. Atalanta po kërkon një mbrojtës për të zëvendësuar Romeron. I përzgjedhuri nuk është lojtari shqiptar i Romës. Trajneri Xhian Piero Gasperini i ka kërkuar drejtuesve të klubit t’i sjellin në skuadër Merih Demiral. 23-vjeçari turk është pjesë e Juventusit prej vitit 2019, por aktivizimi në ekipin e Maks Alegrit është pothuajse i pamundur, duke llogaritur që Kjelini, Bonuçi dhe De Ligt janë zgjedhjet e para. Demiral do të luante përkrah Berat Gjimshitit tek Atalanta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here