Google search engine
Home Politike Drejtesi KPA shtyn vendimin për shkarkimin e Besim Hajdarmatajt, dy mesazhe telefonike vendosin...

KPA shtyn vendimin për shkarkimin e Besim Hajdarmatajt, dy mesazhe telefonike vendosin fatin e prokurorit

0
203

Në KPA u zhvillua dje seanca gjyqësore për ankimin e Komisionerit Publik kundër vendimit të KPK për prokurorin Besim Hajdarmataj. Ish-kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj u konfirmua në detyrë më 16 tetor 2019 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Menjëherë pas zbardhjes së vendimit Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit publikoi rekomandimin duke kërkuar që Komisioneri Publik ta ankimonte vendimin. Ndërkohë, gjatë verifikimit të prezencës së palëve në seancën e djeshme, kryesuesja e trupit gjykues, bëri me dije se Komisioneri Publik, z. Darjel Sina, i cili kishte ushtruar ankimin e sipërcituar, kishte njoftuar pamundësinë objektive për të marrë pjesë në seancë dhe se do të përfaqësohej nga Komisioneri Publik, z. Florian Ballhysa. Ndërkohë, subjekti i rivlerësimi ishte prezent në gjykatë së bashku me avokaten e tij, Romina Zano. Ballhysa dorëzoi në Kolegj qëndrimet me shkrim të përgatitura nga kolegu i tij Dariel Sina në lidhje me tabulatet e reja. Nga ana tjetër, avokatja Romina Zano pretendoi se kishte pasaktësi në qëndrimin e Komisionerit Publik, pasi ishte e paqartë nëse u referohej tabulateve të dorëzuara në Kolegj më 30 korrik apo të dhënave telefonike të administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Dy mesazhe telefonike të dërguara nga një numër telefoni me datë 27 korrik 2017 në orën 22:03 të mbrëmjes, pritet të vendosin të ardhmen e karrierës së prokurorit Besim Hajdarmataj. Komisioneri Publik Dariel Sina pretendon se mesazhet janë dërguar nga një numër telefoni i përdorur nga prokurori dhe ato konfirmojnë kontaktet e tij me një person të inkriminuar. Hajdarmataj e kundërshton pretendimin e Sinës dhe pretendon se numri në fjalë nuk është përdorur kurrë nga ai, por i përket një personit tjetër. Pasi pyeti të dy palët nëse i qëndronin parashtrimeve përfundimtare, kryesuesja e seancës deklaroi përfundimin e hetimit gjyqësor. Vendimi për Hajdarmatajn do të shpallet ditën e mërkurë, me 4 gusht në orën 10:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here