Google search engine
Home Politike “Ka ngacmuar shumë gra”/ Guvernatorit i doli SKANDALI seksual, reagon për herë...

“Ka ngacmuar shumë gra”/ Guvernatorit i doli SKANDALI seksual, reagon për herë të parë Joe Biden dhe i jep ultimatumin

0
203

Guvernatori i New Yorkut, Andrew Cuomo ngacmoi seksualisht shumë punonjës të tanishëm dhe të mëparshëm, si dhe gra që nuk punonin për administratën e tij, kështu u shpreh prokurorja e përgjithshme e shtetit, Letitia James gjatë një konference shtypi duke përmbledhur raportin e hetimeve të misura pak kohë më parë.

“Guvernatori Andreë Cuomo ngacmoi seksualisht shumë gra dhe duke shkelur ligjin federal dhe shtetëror,” tha James.

Sipas CBS, ajo tha se hetimi gjeti një mjedis pune “armiqësor” dhe “të pasigurt” në të cilin gratë, përfshirë një punonjëse shtetërore e caktuar për detajet e guvernatorit, përshkruan “sulme të papërshtatshme” dhe ngacmime seksuale.

Hetuesit, të cilët udhëhiqeshin nga ish-prokurori federal, Joon Kim dhe avokatja Anne Clark, shqyrtuan dhjetëra mijëra dokumente dhe intervistuan 179 dëshmitarë, sipas raportit.

Në një fjalim televiziv të martën pasdite, Cuomo mohoi ngacmimin seksual të grave, teksa komentoi edhe publikimin e disa fotografive të tij që përqafon dhe puth njerëzit.

“Faktet janë shumë të ndryshme nga ato që janë portretizuar. Unë kurrë nuk kam prekur askënd në mënyrë të papërshtatshme ose kam bërë përparime të papërshtatshme seksuale. Unë i puth njerëzit në ballë. Unë i puth njerëzit në faqe. Unë puth njerëzit në dorë.’- tha Cuomo.

Ndërkohë presidenti, Joe Biden i ka bërë thirrje  guvernatorit të Nju Jorkut, të japë dorëheqjen pas publikimit të raportit.

“Unë mendoj se ai duhet të japë dorëheqjen,”-u tha Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here